Ylli i ekipit të Barcelonës, Lionel Mesi e ka mirëpritur sulmuesin brazilian Neymar, i cili u transferua nga Santos për 57 milionë euro te katalanasit.

Mesi është shprehur se Neymar do të përshtatet mjaft mirë te Barcelona “Neymar është një futbollist i madh dhe nuk besoj se do të kemi probleme për t’u përshtatur me njëri-tjetrin, aq më tepër që të dyve na pëlqen futbolli teknik.

Jashtë fushe gjithashtu është një njeri pozitiv. Unë kam bindjen se ai do t’i japë shumë ekipit me energjinë dhe pasionin e tij.

E kam ndjekur dhe kur luante më parë dhe është një futbollist që punon për ekipin.

Gjithashtu në lojën një për një është i pandalshëm. Jam i sigurt se Neymar do të dijë të bëjë diferencën me Barcelonën” përfundon Mesi.



d.b/shqiptarja.com