Debati mbi lojtarin më të mirë të futbollit të të gjitha kohërave (GOAT) është një debat që ka vazhduar brez pas brezi, por India ka hedhur votën e saj. I sapoardhur nga udhëheqja e Inter Miamit drejt një Kupe historike në MLS, Lionel Messi do udhëtojë drejt Indisë për një turne tre ditor 'GOAT Tour'.

I shoqëruar nga shokët te Inter Miami, Luis Suarez dhe Rodrigo de Paul, tetë herë fituesi i Topit të Artë do të zbulojë një shtatore të vetes në Kalkuta të shtunën. Është montuar gjatë 27 ditëve të fundit nga një ekip prej 45 personash dhe është me një lartësi prej 22 metrash.

Shtatorja është vetëm një pjesë e nderimit nga India për ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Paris Saint Germain. Tifozët mund të vizitojnë zonën e tifozëve 'Hola Messi' ku ka një shtatore në madhësi reale të Messit të ulur në një fron, një sallë të zbukuruar me disa nga trofetë e tij dhe një rekreacion të shtëpisë së tij në Miami të kompletuar me manekinët e lojtarit dhe familjes së tij të ulur në një ballkon.

"Ai (Lionel Messi) do të habitej po të shihte rregullimet e bëra për të", tha tifozja e Messit, Shiladitya Banerjee për BBC. "Ai do të tronditej po të shihte se si adhurohet në Kalkuta dhe në të gjithë Indinë. Po qaj, por këto janë lot gëzimi".

Messi, i cili ka shënuar 787 gola në 963 paraqitje në nivel klubesh, u nderua me një statujë bronzi në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 2016. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha së fundmi se po “punojnë” për një statujë në “Camp Nou”.

Në vitin 2014, rivali i tij prej kohësh, Cristiano Ronaldo, zbuloi një statujë të vetes në muzeun e tij personal në Funchal të ishullit të Madeiras.