Aleksandër Lipivani është emëruar drejtor Ekzekutiv i Aviacionit Civil. Ky vendim në mbledhjen e sotme të qeverisë, e drejtuar nga kryeminsitri Edi Rama. Aleksandër Lipivani zëvendëson në këtë post Feliks Baçi.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar që në aeroportin “Nënë Tereza” të ndërtohet një tjetër sallë VIP, duke shkruar kështu numri në tre.
Sipas vendimit kjo sallë mund të rezervohet nga: kompani të huaja apo vendase; ambasada të huaja rezidente apo jorezidente në Tiranë; organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi të biznesit vendas dhe të huaj; sportistë që kanë fituar medalje në aktivitetet kombëtare apo ndërkombëtare. Rezervimi i kësaj sale VIP në aeroportin “Nënë Tereza” bëhet jo më vonë se 48 orë përpara mbërritjes apo largimit të subjektit kërkues.
“Albcontrol”, sh.a. ngarkohet me sigurimin e shërbimeve që do të ofrohen në sallën VIP nr.3. Këto shërbime përfshijnë: lejimin e hyrjes në zonën e parkimit VIP të automjetit me të cilin udhëton subjekti kërkues i shërbimit; pritjen dhe akomodimin në sallën VIP nr.3; kontrollin dhe vulosjen e pasaportës; transportin e bagazhit të dorës; ofrimin e shërbimit bufe, TV, internet dhe lehtësi të tjera. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com