Lippi beson në një rikthim
të fuqishëm të Juventusit

Lippi beson në një rikthim <br />të fuqishëm të Juventusit
Ish-trajneri i Juventusit, Marçelo Lipi ka përgëzuar klubin bardhezi dhe ish-kapitenin e skuadrës së tij, Antonio Konte, për titullin e fituar në Serie A. Në një intervistë për “Juventus Channel”, trajneri 64-vjeçar u shpreh:

“Ky titull, edhe pse pak befasues, është mëse i merituar për Juven. Lojtarët bënë një punë fantastike, por ai që meriton lëvdatat më të mëdha është Antonio Konte. Ai bëri të mundur një organizim të ri teknik, një punë psikologjike që ringjalli urinë për të fituar”, ka thënë Lipi. Ai nuk ngurron ta krahasojë Juventusin e tanishëm me Juventusin e tij.

“Për shpirtin luftarak që shfaqi besoj se ky Juventus është i ngjashëm me Juventusin tim. Por, ashtu si Juventusi im, kjo skuadër mund të krahasohet edhe me atë të Trapatonit e të Kapelos, pra një Juventus fitues”, ka shtuar Lipi. Sa i përket faktit nëse ky është një cikël që mbyllet, apo një që hapet për “Zonjën e Vjetër”, ish-përzgjedhësi i Italisë u shpreh:

“Një cikël që mbyllet mund të quhet për faktin e makthit që përpiu kjo skuadër pas rënies në Serinë B; por një cikël fitues mund të nisë dhe unë kam besim se i tillë do të jetë. Nga edicioni i ardhshëm për bardhezinjtë nis edhe Liga e Kampionëve, prandaj ashtu si në verën e kaluar, sivjet nevojitet një vlerësim edhe më i madh në tregun e fubollistëve dhe në punën që duhet bërë, pasi ky Juventus mund të kthehet bindshëm” tha Lippi.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës

Deputetët e Kosovës poshtërojnë ata të Shqipërisë me rezultatin 5-0 në miqësoren e Prishtinës