/ATSH/. - Interi mund t'i prishë punë Juventusit në luftën për titullin e kampionit në Seria A, kur do të përballen me 6 janar. Kështu mendon ish-seleksioneri i Italisë, Marcello Lippi.

Ai ka paralajmëruar Juventusin se nuk do ta ketë aspak te lehte në "Derby d'Italia", pasi Interi i Roberto Mancinit ka nisur të rikthehet në formë.
"Do të jetë një ndeshje e madhe. Mancini tashmë ka arritur ta riktheje Interin në formë. Ekipi i tij është në rritje dhe kanë më shumë entuziazëm dhe motivim. Në pjesën e dytë ndaj Lazios ata treguan se kanë cilësi", ka deklaruar Lippi.

"Përplasja me Juventusin do të jetë shumë e rëndësishëm për renditjen e të dy skuadrave. Por, kjo do të jetë edhe celës për gjendje psikologjike të Neroazzurrëve, pasi Interi ende ka shanse për vendin e tretë", ka theksuar ai.