"Më duket sikur po jetoj sërish ditët e verës së 2006. mendoj që në momentin që kombëtarja italiane do të jetë në Poloni, do të mendojë vetëm për futbollin dhe europianin. Lështu e ka përkufizuar ish trajneri i Italisë, Marcello Lippi situatën e fundit pas skandalit të basteve.
Në një intervistë për Tg1, ai ka uruar trajnerin Prandelli dhe futbollistët e Italisë: "Nisuni të qetë dhe mendoni vetëm për Euro 2012, dhe jo ato që po ndodhin jashtë futbollit. Kujtoj se ajo javë para nisjes për në botëror, nuk ishte e lehtë as për ne, por në Gjermani, askush nuk tha më gjë" .
"Fraza e Prandellit për të mos shkuar fare në Europian, ishte thjesht një provokim, por në mendjen e tij, mendoj se është që të arrijë një gjë me rëndësi në këtë turne" tha Lippi. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com