Liqeni i HEC-it të Fierzës
i afrohet nivelit kritik

Tashmë liqenit të Fierzës i kanë mbetur edhe rreth 50 centimetra për të arritur kuotën e konsideruar si pika maksimale, përtej të cilës rrezikohet diga. Edhe pse prurjet e ujit në liqenin e Fierzës nga të dy Drinat e përrenjtë e tjerë nuk i kanë kaluar dje 400 metrat kub në sekondë, niveli i liqenit sa vjen e rritet nga reshjet e fundit të shiut.

Në orët e paradites së djeshme niveli i ujërave të liqenit të Fierzes ka arritur në 295.5 metra mbi nivelin e detit, vetëm 50 centimetra larg pikës maksimale së lejuar.

Ky ujëmbledhës, që shërben si rregullator për liqenet e tjera, të Vaut të Dejës dhe të Komanit, në kushtet kur po mbërrin në nivelin maksimal, e bën të detyrueshme hapjen e portave të shkarkimit, edhe pse kjo mbetet si një alternativë për t’u vlerësuar në ditët e ardhshme.

Por, lajmi më negativ për këtë është rritja e nivelit të liqenit të Ohrit, i cili shkarkon ujërat në Drin, po ashtu si dhe vazhdimi i reshjeve të shiut pa pushim. Këto të fundit nuk depozitohen më në formë dëbore, për shkak të temperaturave relativisht të larta. Parashikimi për ditët në vijim është me mot sërish me reshje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (plint) 04.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)

Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT)