Tashmë liqeni i Ohrit do jetë i tëri në listën e Trashëgimisë Mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Në këtë listë ka qenë më përpara vetëm pjesa e Liqenit të Ohrit të shtrirë vetëm në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tashmë zonë e mbrojtur në listën ku bëjnë pjesë shumë pak pasuri të tilla do të jetë edhe pjesa e Shqipërisë në qytetin e Pogradecit.
Shqipëria dorëzoi një vit më parë në Organizatën Botërore të Monumenteve UNESCO dosjen e kandidimit të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si Trashëgimi Natyrore dhe Kulturore. Dosja përmbante një Plan të Menaxhimit të rajonit të Liqenit të Ohrit, që pritet të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të zones.
Veç Liqenit të Ohrit, Shqipëria numëron edhe disa pasuri të tjera në lisën e trashëgimive botërore të mbrojtura nga UNESCO.
Butrinti, Gjirokastra dhe Berati janë ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që mbajnë “pasaportën” e UNESCO-s, Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958.
Në listën e kryeveprave të kulturës orale e jo materiale të botës, midis 43 shprehive më spikatëse kulturore të popujve të gjithë botës, UNESCO ka regjistruar edhe iso-polifoninë shqiptare të jugut.
Ndërsa “Kodikët e Beratit” figurojnë në regjistrin “Memoire du Monde”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.6%
-
Negativisht
28.2%
-
Nuk kam mendim
8.2%
Vota total: 1695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin! Shqipëria e Maqedonia e Veriut të thellojnë dialogun, kërkohen veprime urgjente
14 Dhjetor, 10:11
-
“K’cimi i Tropojës”, pasuri e botës! Si e ruajnë shqiptarët e si mund ta mësoni kërcimin festiv plot ritual dhe ritëm! Etnografi Haklaj: Jo thjesht valle!
6 Dhjetor, 12:31
-
‘K'cimi i Tropojës’ në UNESCO, Hysenaj në Report Tv: 12 vite që të hartohej dosja! Skënder Haklaj: Do njihemi në të gjithë botën, vështirë të caktohet lashtësia e tij
4 Dhjetor, 19:47
-
VIDEOLAJM/ ‘K'cimi i Tropojës’ zyrtarisht pjesë e UNESCO-s! Rama: Rilindje e kësaj trashëgimie të braktisur nën pluhurin e harresës
4 Dhjetor, 08:38
-
“K'cimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!
3 Dhjetor, 22:28
-
Misioni i pedagogut për ta futur dollinë shqiptare nën UNESCO
10 Nëntor, 12:18
-
Gati aplikimi për Vjosën si pjesë e UNESCO-s, Kumbaro: Krenarë për gjithë punën e bërë, një kontribut i gjithë shoqërisë shqiptare
30 Shtator, 13:31
-
'Saktësoni kufirin e Butrinit' UNESCO i kërkon qeverisë shqiptare të dorëzojë hartë të qartë! Bypass-i i Gjirokastrës u ndërtua pa zbatuar kërkesat tona
25 Korrik, 20:46
-
UNESCO: Shqipëria të shmangë me çdo kusht menaxhimin e fragmentarizuar të Butrintit
20 Korrik, 20:31
-
Qëndrime kritike nga UNESCO mbi Beratin dhe Gjirokastrën për autoritetet shqiptare
15 Korrik, 20:59
-
Media britanike “Liverpool Echo”: Vizitoni Shqipërinë destinacionin e bukur evropian me plazhe të mrekullueshme
12 Korrik, 09:29