Pas protestës së Partisë Demokratike punimet për këndin e lojrave vazhdojnë normalisht.

Nga ana tjetër disa të rinj të Lëvizjes "Qytetarët për parkun" vazhdojnë të qëndrojnë pranë parkut prej 12 ditësh.

Por duket se qytetarët nuk janë dakort me protestën e tyre.

perplasje te liqeni

Një grua e ka quajtur protestën e të rinjve të padrejtë duke u thënë atyre se nuk përfaqësojnë Tiranën, por interesat e tyre.

Ju nuk përfaqësoni shoqërinë civile me 5 veta. Jo jo, keshtu jo. Unë do jem e para që do të protestoj nëqoftëse aty do hidhet beton dhe do hidhen gradaçela. Ama të bëhet park lodrash për fëmijët jam shumë darkot, në mënyrë që të nxjerrim fëmijët aty. Këtu janë interesa personale, ngrihen këtu 5 vegla qorre dhe përfaqësojnë Tiranën? Jo more, Tirana është 1 milion banorë. Sikur 1% e Tiranës të vijë këtu do të jetë tërbim. Ça të dëgjoj more, po na shkatërruat, na shqetësoni, ne duam që të mbarojë ai park dhe të sjellim fëmijët këtu” ka thënë kjo qytetare.

Ndërkohë të rinjtë pretendojnë se pas protestës së Partisë Demokratike, janë dhunuar nga Policia. Ata thonë se nuk e mbështesin protestën e PD.

Rreth 20 punonjës të policisë bashkiake dhe disa civilë në mënyrë të dhunshme shkatërruan komplet pjesën që kemi ngritur këtu, shkatërruan çadrat. Policia ushtroi dhunë, madje një vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak. Ne jemi komplet të distancuar nga dhuna e protestuesve të partisë Demokratike dhe Policisë Bashkiake” ka thënë protestuesi.

Policia Bashkiake vazhdon të mbrojë rrethimin pranë vendit ku do ndërtohet Këndi i Lojrave, por të mundësuar vazhdimin e punimeve. Ky kënd lojrash pritet të jetë gati në datën 1 qershor, në ditën e fëmijëve dhe hyrja do të jetë pa pagesë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)