Lirak Bejko, pishtari njerëzo

Lirak Bejko, pishtari njerëzo
Në emër të pronarëve të shpronësuar nga diktatura komuniste i shprehim ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve, miqve dhe bashkëvuajtësve të të ndierit Lirak Bejko. Të gjithë të burgosurit politikë por dhe të shpronësuarit nga diktatura që prej 20 vjetësh po nëpërkëmben nga politikanët e papërgjegjshëm përulen me respekt para Lirak Bejkos i cili u bë pishtar njerëzor për liri dhe demokraci. Liraku u vetflijua për të ndërgjegjesuar politikanët e papërgjegjshëm për faktin se kanë kaluar 20 vjet dhe akoma nuk kemi shtet në kuptimin e shtetit ligjor dhe demokratik.

Tragjedia e Lirakut dhe bashkëvuajtësve të tij ka fillur me burgosjen në kohën e diktaturës komuniste por pas 1991 e deri 2012 po vazhdon nëpërkëmbja për të marrë dëmshpërblimin e përcaktuar nga ligji. Shteti i ka në arkivat përkatëse të gjitha dokumentat e të burgosurve politikë, po ashtu i ka dhe dokumentat e shpronësimit komunist që vlejë për kthimin e pronës tek i zoti, por si të burgosurit dhe pronarët vazhdojnë të nëpërkëmben. Duke dalluar politikanët që pasurohen nga popullin që vritet dhe vuan Shqipëria 2012, nuk mund të quhet demokraci dhe aq më pak të merret si shembull demokracie; sepse në këto 20 vjet të dy krahët e politikës kanë luftuar për vota, për pushtet për prona dhe për para.

Vazhdimi edhe për 20 vjet të tjera i vuajtjeve për ish të burgosurit politikë nuk ka shkak mungesën e fondeve, dhe as vështirësitë e pretenduara nga mungesa e dokumentave tëpronësisë, por urrejtjen klasore ideologjike të lidershipit politik shqiptar dhe pangopësinë e tyre. Ky është shkaku pse politika vazhdon ti nëpërkëmbë pronarët e grabitur nga diktatura dhe të burgosurit politikë. E gjithë Shqipëria e njeh Lirakun pas takimit me Ambasadorin e SHBA z. Aleksandër Arvizu i cili tregoi humanizëm të lartë dhe takoi dy herë Lirakun dhe të ngujuarit e tjerë. Nga ana tjetër Kryeministri Sali Berisha, që erdhi në pushtet me mbështetjen e të burgosurve politikë, të minatorëve dhe të pronarëve të shpronësuar refuzoi takimin. Nëse ky takim do ishte bërë, me siguri që do ishte shmangur protesta me vetë djegie e dy të ngujuarve. Eshte absurde të thuhet se Gjergj Ndreca dhe pas tij i ndieri Lirak Bejko u dogjën për Edi Ramën, apo për PS. Unë i rekomandoj Kryeministrit Sali Berisha, që si shenjë pendese ndaj gabimeve të tij, të reflektojë duke dhenë dorëheqje nga politika dhe pastaj të shkojë në shtëpinë e të ndierit për ritualin e kafesë së ngushëllimit. Uroj që e shoqja e tij znj. Liri (mjeke), e bija (juriste) dhe miqtë e tij të vërtetë, ta ndihmojnë të reflektojë sa më mirë. Siç e kam pohuar publikisht me dhjetra herë të tjera Sali Berisha, për shkak të defekteve të tij psikologjike e ka deformuar shtetin dhe demokracinë, ai personifikon drejtuesin e premtimeve të pambajtura që prej 1991 e deri tani ka abuzuar dhe po abuzon me termin demokraci, me frazeologji demokratike dhe me dëshirat për liri dhe demokraci të popullit shqiptar. Vendosmëria epokale e Lirak Bejkos, që kërkonte të çrrënjosej komunizmi dhe të vendosej demokracia duhet ti bashkojë pa kushte ish të burgosurit politikë, që janë përçarë në katër grupe.

Pengesa për jetën e Lirakut u bë Sali Berisha, një ish-sekretar i ideologjizuar i Partisë së Enver Hoxhës, demagog dhe energjik, që ja ka dalw të mashtrojë ndërkombëtarët, tw përçajw të burgosurit politikë, që ka futur konfliktin në popull dhe me ligje po detyron shqiptarët të grabisin pronat e njëri tjetrit dhe të vriten me njëri tjetrin. Në emër të popullit që vuan dhe po flijohet për idealet e demokracisë marr guximin të bëj apel publik të përsëritur ambasadorëve, përfshi dhe Bankën Botërore, FMN, USAID që ata të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë, për ndërhyrje efektive ndaj politikës shqiptare, në mënyrë që dy persona Sali Berisha dhe Edi Rama që të mos vazhdojnë të mbajnë peng politikën për interesat e tyre klanore, por ata të detyrohen të zbatojnë parimet bazë që zbatohen në çdo shtet demokratik - ligjin që buron nga Kushtetuta dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ndërhyrja reale e ndërkombëtarëve, është e domosdoshme që të parandalohen jetë të tjera të humbura kur dihet se për shkak të anarkisë së pronës nr. i raportuar i krimeve është mbi 6000, por vazhdon heshtja si për mos respektimin e tëdrejtës së pronësisë dhe për të drejtat e ligjëshme të të burgosurve politikë. Dihet se deklarimet e sheqerosura të ndërkombëtarëve ju pëlqejnë politikanëve, por ato janë të dëmshme për popullin, për të ardhmen e demokracisë dhe të stabilitetit social në Shqipëri. Lirak Bejkon e vrau politika. Ai u detyrua të vetflijohet për shkak të imoralitetit politik që komandon demokracinë e sëmurë shqiptare. Vetëflijimi i Lirak Bejkos, situata e ish të burgosurve politikë përfshi të shpronësuarit nga diktatura që Shteti nuk ju kthen pronën e grabitur nga komunizmi është turpi i politikës dhe parakusht per demokracine, që ve në dyshim pranimin e Shqipërisë si vend kandidat në BE.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë