TIRANE - Gjykata e Tiranës vendos të shtyjë për në datën 29 janar kërkesën për lirimin me kusht të Ylli Pinarit, i cili është dënuar për tragjedinë e Gërdecit.
Seanca e djeshme e Pinarit është zhvilluar vetëm pak minuta, ku pas leximit të kërkesës nga avokati mbrojtës, është kërkuar më pas që Shërbimi i Provës, të paraqesë një raport konkret para gjykatës.
Nëse ky raport paraqitet pozitiv, atëherë ka shumë mundësi që Pinari, të rifitojë sërisht lirinë.
Ylli Pinari është një nga 29 të pandehurit e dosjes Gërdeci, dhe kërkesën për lirim me kusht e ka bazuar në faktin se vuan nga sumundje të zemrës dhe se qëndrimi i gjatë në burg i rrezikon jetën.
Shkrimi u publikua sot(16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com