Lirimi i ambienteve, nis prishja
e lokaleve në Qytetin Studenti

Lirimi i ambienteve, nis prishja<br />e lokaleve në Qytetin Studenti
TIRANË - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Policia e Shtetit dhe drejtoria e “Qytet Studentit” kanë nisur dje aksionin për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje të cilat kanë zaptuar hapësirat publike.

Me një urdhër të drejtoreshës, Anila Shehu, të disa ditëve më parë, ka nisur puna për prishjen e këtyre subjekteve me mbështetjen e forcave të shumta të policisë për të shmangur çdo lloj konflikti që mund të vinte nga ky veprim.

Por pavarësisht kesaj, pronarët e këtyre subjekteve shprehen të revoltuar, pasi sipas tyre ata janë në proçes legalizimi dhe kjo gjë që po ndodh është e jashtëligjshme.

Një nga pronarët sqaron se ka vendosur ti drejtohet Prokurorisë me një kallëzim për drejtoreshën e “Qytetit Studentit”.


Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?