Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit/ Gazetari i Shqiptarja.com: Ja pse gaboi gjyqtarja e Krujës

Lirimi i anëtarit të bandës së Durrësit/ Gazetari i Shqiptarja.com: Ja pse gaboi gjyqtarja e Krujës

Endrit Dokle, anëtari i bandës së Durrësit u lirua sot nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha pasi i shoi dënimin përjetë duke e ulur në 25 vite, ndërsa më pas me argumentin se ka kryer 3/4 e vuajtjes së burgut e liroi dhe 5 vitet që i kishin mbetur ia kaloi në liri me kusht me provë. Por cfarë parashikon kodi në këtë rast?

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno shprehet se që një i dënuar me burg të përjetshëm të përfitojë lirinë me kusht duhet që të ketë bërë 25 vite burg dhe vetëm atëherë mund të ketë hapësirë ligjore për ta liruar. Dokle u dënua për tre vrasje të Avni Gashit, Dritan Dishës dhe Erion Lames.

Ai gjithashtu u dënua edhe për vepra të tjera penale të rënda. Endrit Dokle organizoi edhe katër atentate kundër Lulzim Berishës, i cili nga shok i tij u kthye në armik duke sjellë përplasje mes bandës. Një tjetër debat i fortë lidhet edhe me Dritan Dajtin, që iu hoq dënimi përjetë duke u dënuar 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës.

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno thotë se 'Dritan Dajti maksimumi për 5 vite është jashtë sepse pjesën më të madhe dhe dërrmuese të dënimit ky e ka kryer gjatë paraburgimit që përllogaritet një ditë e gjysmë' tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 14/01/2020 22:08

    Nuk ka gabuar gjyqtarja por ja erresoi syte paraja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë