Lirimi i Domart Konjarit, KLD
asnjë masë për gjyqtarët e Apelit

Lirimi i Domart Konjarit, KLD<br />asnjë masë për gjyqtarët e Apelit
Ankesa e Kryeprokurorit Adriatik Llalla për lirimin nga burgu të Domar Konjarit nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e kësaj të hënë.

KLD ka vendosur të pritet rezultati i inspektimit të nisur nga ministria e drejtësisë për 5 gjyqtarët e apelit të krimeve të rënda që liruan Konjarin e më pas të vendoset nëse do të ketë apo jo masa për togat e zeza.
 
Domart Konjari u la në masën e sigurisë detyrim paraqitje më 14 Mars nga Apeli i Krimeve të rënda, ndërsa menjëherë pas heqjes së arrestit reagoi ambasada Franceze dhe Ministri Manjani.
Konjari u prangos teksa udhëtonte drejt Greqisë me një pasaportë të falsifikuar ndërsa rezulton person i hetuar dhe nga autoritetet franceze për trafik droge.
 
Ndërsa shqetësimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për gjyqtarin Laert Fuçia Këshilli i Lartë i Drejtësisë i është përgjigjur duke vendosur inspektim tematik në gjykatën e Vlorës për të gjitha vendimet për masat e sigurisë dhe çështjet e pronësisë.
 
Për sa i përket strukturës që do të administrojë formularët e vetëdeklarimet për efekt të dekriminalizimit nga gjyqtarët KLD ka vendosur që të jetë e njëjta drejtori e cila administron deklaratat e pasurisë pranë këtij institucioni.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?



×

Lajmi i fundit

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’

FOTOGALERIA/ Ndërtimet fortifikuese në ‘Ishullin e Sazanit’ në vitet 1915-1921 me qëllim kontrollin e ‘Ngushticës së Otrantos’