Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe sot. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga një tjetër aksion.

Siç shihet nga pamjet po hiqen strukturat e disa subjekteve që kishin zënë hapësirat në kryeqytet.

“Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.