Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjet e struktuarave dhe ndërtesave që janë ndërtuar në kundërshtim me ligjin.

“Vijojmë”, shkruan Rama krah videos së publikuar.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shqipëri ka nisur që nga muaji korrik, ku në hapësirat e përbashkëta, janë larguar strukturat metalike, druri dhe qelqi.