Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.

Në pamjet e publikuara së fundmi nga Kryeministri, shfaqen strukturat metalike të lokaleve të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë çmontuar pasi kanë zaptuar hapësirat publike.

Kujtojmë se ky aksion ka nisur që në muajin korrik në të gjithë vendin, që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “Rilindja Urbane 2.0”.