Lirimi i Haradinaj, Tirana:
Hetim ndaj Carla del Pontes

Lirimi i Haradinaj, Tirana: <br />Hetim ndaj Carla del Pontes
TIRANE - Qeveria shqiptare do kërkojë nga instancave përkatëse ndërkombëtare të ndërmarrin një hetim ndaj ish-prokurores së Hagës, Carla del Ponte. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim në faqen zyrtare të Kryeministrisë. Në njoftim përshëndetet edhe njëherë lirimi nga akuzat për krime lufte të Ramush Haradinajt.

“Qeveria shqiptare risjell në vëmendje dhe përshëndet rishtasi qëndrimin e ish-kryeministrit Haradinaj ndaj kërkesave të TPNJ, dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit dhe paraqitjen e tij para TPNJ, qëndrimin e tij ndaj thirrjes për së dyti për të njëjtat akuza ndonëse për to ishte shpallur i pafajshëm nga TPNJ.

Opinioni publik shqiptar është tronditur thellë nga deklaratat e fundit të prokuroreve të famshëm të TPNJ, që kanë ngritur akuzat ndaj Slloboban Millosheviçit si dhe ndaj autorëve të Masakrës së Sebrenicës, në të cilat pohohet se akuza e ngritur ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe bashkëpunëtorëve të tij nga prokurorja Karla del Ponte është hartuar pa bazë të mjaftueshme provash, duke mos marrë parasysh dhe anashkaluar rekomandimin e prokurorëve të çështjes kundër ngritjes së aktakuzës për mungesë provash, madje duke kërkuar edhe fshirjen e këtij rekomandimi nga regjistrat kompjuterikë të TPNJ dhe shkarkimin e tyre nga çështja.

Në bazë të këtyre deklaratave qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’i kërkoje instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë dhe ndërmarrin një hetim të pavarur ndaj ish-prokurores së TPNJ Karla del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe ju kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje.

Qeveria shqiptare bashkohet plotësisht me kërkesën e autoriteteve zyrtare të Kroacisë për hetim të pavarur të prokurores Karla Del Ponte lidhur me akuzën e ngritur ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët Gjykata e Hagës i shpalli të pafajshëm”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren