Lirimi i shtëpive të pronarëve, debat dje në Komisionin e Ekonomisë
Në komisionin e Ekonomisë si fillim, dhe më pas në atë të Shëndetësisë dhe të Integrimit, Olldashi tha se shumë biznesmen të fuqishëm kanë zënë shtëpitë e ish pronarëve me status si të pastrehë, e cila është shumë abuzive
Projektligji për të pastrehët ka ndezur debate të forta në komisionet parlamentare. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi, pasi i ka bërë një rezyme nismës së qeverisë për t'i liruar shtëpinë 3200 pronarëve legjitim ka lëshuar edhe një deklaratë të fortë abuzimi. Në komisionin e Ekonomisë si fillim, dhe më pas në atë të Shëndetësisë dhe të Integrimit, Olldashi tha se shumë biznesmen të fuqishëm kanë zënë shtëpitë e ish pronarëve me status si të pastrehë, e cila është shumë abuzive. "Ka shumë biznesmenë të cilët kanë marrë shtëpitë e pronarëve, ndërkohë që vetë kanë shumë e shumë apartamente të tjera këtu dhe jashtë Tiranës", ka deklaruar ministri Olldashi në komisionin e Ekonomisë. Ndërsa nënkryetarja Mimi Kodheli, duke respektuar etikën, ka dhënë shembull të këtyre biznesmeneve, pa përmendur emra konkretë. Edhe në komisionin e Integrimit, ka pasur debate mes Olldashit dhe deputetit Taulant Balla. "Jemi në kushtet e kalimit të një ligji i cili për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një akt ligjor nul. Fillimi i zbatimit të këtij akti do të krijojë një amulli të plotë në implementimin dhe zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi", tha Balla. Nga ana tjetër Olldashi u përgjigj se: "Ju ftoj që këtë çështje të mos ta kthejmë si politike. Halli juaj nuk është akti, nuk është procedura, halli juaj është që ky kontigjent ju e konsideroni që është votë e juaja". Ndërkohë në komisionin e Shëndetësisë është hapur një tjetër debat. Deputeti i PS, Eltar Deda ka ngritur si shqetësim, se përveç bizesmenëve që kanë zënë këto shtëpi (që referuar ministrit, ishte një shifër shumë e madhe), në këto apartamente jetojnë edhe njerëz që nuk mundet ta shlyejnë dot kredinë që do marrin nga shteti me një interes 0. E menjëhershme ka qënë përgjigjia e Olldashit, i cili ka pohuar se edhe këtë e parashikon projektligji. Ai pohoi se kjo shtresë është shumë e vogël, ndërkohë që për këtë grup shteti mund ti japë apartamente që kanë ngelur stoqe. Për Dedën ky nuk ishte përgjigjia e duhur, megjithatë është kaluar me votat e mazhorancës edhe të opozitës. (fe.ce/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
Po
38.6%
Jo
52.1%
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1442
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?