Lirimi nga gjykata i të arrestuarve të policisë për armëmbajtje pa leje ka qenë dhe subjekti i një letre që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i kishte bërë presidentit, Bujar Nishani në 18 Prill të këtij viti. Në letrën e ministrit Tahiri ishin 65 vendime gjykatash që sipas vlerësimit të tij, duhet të shqyrtohen hollësisht nga ana e KLD-së. Në këtë listë më shumë se 25 vendime lirimi ishin dhënë për persona të arrestuar nga policia, për armëmbajtje pa leje.
“Një listë me rreth 65 vendime të gjykatave, të cilat në vlerësimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme meritojnë një shqyrtim të hollësishëm, iu dërgua Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, shkruan në letrën e tij ministri Tahiri.
Ministri Saimir Tahiri në letrën e drejtuar Presidentit Nishani theksonte se, “vendimet e gjykatave nuk janë pronë private as e gjyqtarit të çështjes, as e palëve të përfshira dhe as e autoriteteve që qeverisin gjyqësorin, madje përkundrazi, diskutimi mbi vendimet e gjykatave përmbush dhe plotëson nevojën për respektimin e tyre dhe të gjyqësorit në tërësi”.
Në këtë kontekst ministri Tahiri kishte kërkuar ndërhyrjen e Presidentit për të vën në lëzivje KLD-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët. Sipas ministrit këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi”.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com