Lirimi me kusht i Haradinajt,
AAK: Nuk është drejtësi e plotë

Lirimi me kusht i Haradinajt,<br />AAK: Nuk është drejtësi e plotë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron jo të plotë drejtësinë për Haradinajn, pas vendimit për lirimin me kusht, që kushtëzon kthimin në atdhe.
 
AAK i bën thirrje drejtësisë franceze për të përshpejtuar procedurat për ta liruar nga cdo masë Ramush Haradinajn.
 
"Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë.
 
Ne apelojmë tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.
 
Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, sic e meriton vëtë Zoti Haradinaj.
 
Ne jemi të bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i inicuar me fletë rrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt
" thuhet në deklaratën e AAK.
 
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u lirua me kusht sot nga Gjykata franceze në Colmar.
 
Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, gjykata franceze vendosi që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe paraqitet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë