Tirane- 11 emigrantë afganë të cilët ishin marrë peng për 50 000 euro janë liruar falë një operacioni ndërkombëtar pjesë e të cilës ka qenë dhe policia shqiptare.
Emigrantët mbaheshin të lidhur dhe rriheshin me shkopinj dhe kërcënoheshin me armë nga dy shtetas afganë, të cilët regjistronin videon dhe ua dërgonin familjarëve të viktimave që tu bënin presion për të marrë paratë e kërkuara. Vetëm nëse do të silleshin paratë ata do të liroheshin.
Ishin informacionet e siguruara nga Policia e Shtetit shqiptar dhe të shkëmbyera nëpërmjet Europol, me Policinë malazeze që mundësuan gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve arabë të marrë peng dhe identifikimin e autorëve.
“Pengmarrësit, emigrantë afganë, 2 prej të cilëve të arrestuar në Mal të Zi, i mbanin pengjet në një territor malor në Mal të Zi, nën kërcënimin e armëve, dhe kërkonin 50 000 euro për t’i liruar. Informacionet u shkëmbyen nëpërmjet Europolit, me partnerët malazezë, të cilët angazhuan shërbimet e tyre policore dhe ushtarake, krehën zonën dhe mundësuan lokalizimin dhe kapjen në Mal të Zi, e 2 prej autorëve të rastit, emigrantë ilegalë nga Afganistani’ informoi sot policia e Shtetit.
Nga hetimet dyshohet se këta dhe dy shtetas të tjerë janë të implikuar dhe në raste të tjera pengmarrjeje në të njëjtën zonë.
Operacioni u kodua ‘Kindnaping’.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29.4%
-
Pak
41.6%
-
Aspak
29%
Vota total: 279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ujërat e Malit të Zi në shënjestër të kontrabandistëve të thesareve nënujore
21 Korrik, 11:23
-
Ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: Po përgatitet atentat ndaj meje
13 Korrik, 18:48
-
Mali i Zi goditet nga një stuhi e fuqishme, 2 persona humbin jetën
2 Korrik, 18:22
-
Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush i fiku dritat! Zgjasin 6 muaj
22 Qershor, 08:55
-
Raport: Lufta kundër korrupsionit në Ballkan sheh progres, por edhe regres
20 Qershor, 22:55
-
Bombë në Mal të Zi, vriten 2 anëtarë të grupit ‘Skaljar’
20 Qershor, 11:41
-
Mali i Zi, Prokuroria e Posaçme ngre akt-akuzë për krime lufte ndaj një polici
19 Qershor, 22:29
-
Propaganda e Kremlinit me “luftrat e Perëndimit”: NATO sulm Rusisë përmes Shqipërisë dhe Kosovës
17 Qershor, 11:02
-
Vdes në moshën 26-vjeçare portieri malazez, Sarkic
15 Qershor, 14:56
-
Michael Roth: Shqetësuese lidhjet e ngushta të politikanëve malazezë me Vuçiç-in! Minojnë rrugën evropiane të Malit të Zi
2 Qershor, 12:32
-
Veliaj takim me bashkitë malazeze anëtare të B40 në Podgoricë: Ambicia ime, të rrisim numrin e bashkive anëtare për të lobuar për projektet e BE
1 Qershor, 22:39
-
Financim nga Bashkia e Tiranës, Veliaj inspekton punimet për ndërtimin e sheshit ‘Skënderbej’ në Tuz të Malit të Zi: Të gatshëm të ndihmojmë më shumë
1 Qershor, 16:52