Anti-informalitet/Lirohen 2000 m2 plazh, nën hetim 12 pronarë në Durrës dhe Vlorë (VIDEO)

Aksioni Anti-Informalitet ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit dhe Vlorës, ku janë liruar 2000m2 plazh dhe janë proceduar 12 pronarë subjektesh.

Konkretisht në qytetin e Durrësit 2000m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme i është rikthyer pushuesve. Për këtë janë proceduar L. B., F. B., O. D., F. R., A. C.,  S. B., të gjithë banues në Durrës, të cilit ishin ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se këta pronarë kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Mbi ta rëndon akuzë për një sërë veprash penale  "Zënia e hapësirave publike", "Fshehja e të ardhurave", "Moslëshimi i kuponit tatimor", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës".

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës janë proceduar penalisht 6 administratorë biznesesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht. D.,  P. K,  M. K,  M. Dh., S. Sh., A. Z.. Procedimi penal ka nisur ndaj tyre sepse nga kontrollet e ushtruara në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këto biznese kanë pasur me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse

Aksioni kundër informalitetit ka qenë kryefjalë e muajit gusht. Për këtë kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të ndryshohet ligji, ku vija bregdetare do të hiqet nga administrimi i pushtetit lokal dhe do t'i kalojë pushtetit qendror. Sot, kreu i qeverisë tha se këto pronarë biznesesh me ligin e ri do të ndëshkohen me heqje lirie.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enisa: 07/08/2019 18:39

    JO VETEM HEQJE E SHEZLLONGJEVE ,,POR DHE GJOBA MILIONESHE DHE FUTJE NE BURG,,,KESHTU MERR VESH GAMORI, ,,....

    Përgjigju
  • Lui: 07/08/2019 16:09

    Shume mire qe shteti me ne fund u kujtua, por mua me duket edhe paksa si show. E dini sa jane 2000 m katrore?! Jane 20 metra me 100 metra. Imagjinoni sa pak duket ne nje plazh. Po te mendosh ne te gjithe vijen bregdetare..!! Prandaj i dashur Edi Rama, te pergezoj per nismen, por duhet te flisni me kilometra katrore, jo me metra katrore.

    Përgjigju
    • Durrsaku: 07/08/2019 18:21

      Verejtje e duhur

  • www.youngtribune.com: 07/08/2019 10:45

    Pse me perpara nuk kemi pare aksion te tille Zoti Kryeminister. Durresi,Vlora,Saranda kane qene bashki Socialiste.

    Përgjigju
  • Tollo: 07/08/2019 10:19

    Po ca muabeti ben ky.po ne si zum.me koken ton plazhet ore.na tha dikush qe futu se e di une

    Përgjigju
    • Fredi: 07/08/2019 16:48

      Kjo tregon që je palaço por dhe injorant sepse nqse dikush të thotë hidhu në një fuçi me mut, do hidhesh?

    • Kafsha: 07/08/2019 13:30

      Shum mir, tani mbrapa në vrim të hales në fshat andej nga zbrite! Mjaft më!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump