'Na zure bashkitë, por na lirove plazhet'| Rama zbulon mesazhin e demokratit: Vijon lufta kundër zaptuesve

'Na zure bashkitë, por na lirove plazhet'| Rama zbulon mesazhin e demokratit: Vijon lufta kundër zaptuesve

Lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit do të vijojë pa pushim. Kështu shkruan kryeministri Rama, që thekson edhe njëherë se ky do të jetë sezoni i fundit me këtë hall, pasi vitin tjetër plazhet kalojnë në administrimin e shtetit duke ua hequr bashkive.

"Vazhdon papushim lufta për çlirimin e plazheve nga zaptuesit, falë edhe qytetarëve që nuk heshtin. Ky sezon do të jetë i fundit me këtë hall të madh për njerëzit dhe turp të madh për vendin e për shoqërinë.

Me ligjin e ri për vijën bregdetare, përgjegjësinë për mbrojtjen e kësaj pasurie publike, të pushuesve e të bizneseve të rregullta, pa miq nëpër bashki e pa lekë për zyrtarucët bashkiakë, do ta marrë shteti" shkruan Rama.

Ndërkohë që kreu i qeverisë ka publikuar edhe disa mesazhe dhe foto që sipas tij i kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm, mes tyre  sikur lexohet në tekst edhe demokratë lidhur me luftën anti-informalitetit. 'Na zure bashkitë, por të paktën na lirove plazhet. Bashkitë i paskan pas për vete partia jon dhe jo për demokratët e vërtetë' shkruhet në një nga mesazhet.

Mesazhet e publikuara nga kryeministri Edi Rama

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • prec zogaj: 08/08/2019 18:21

    BRAVO,,RAMA,..//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan