Lirohen hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet dhe qytetaret në qytetin e Lezhës. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetarëve ishin objekt i ndërhyrjes nga ana e Policisë Bashkiake.
Situata problematike pretendohet se do të marrë fund. Përgjegjësi i Policisë bashkiake në Lezhë, Leonard Pali, thotë se monitorimi do të vijoje e do të shoqërohet edhe me penalitete ndaj çdo subjekti apo individi që ka zaptuar hapësira publike, ndaj kërkon mirëkuptimin e tyre për të përmbushur një detyrim ligjor.
Sipas Palit, nuk do të këtë asnjë tolerim për abuzuesit.
“Problemi i bllokimeve dhe parkimeve nga ana e qytetareve dhe subjekteve të ndryshme, bizneseve të vogla, ishte kthyer në problem për qytetarët. Policia bashkiake në bashkëpunim me drejtorinë e shërbimeve publike, ka marrë një aksion për lirimin e këtyre hapësirave. Do vazhdojmë aksionit deri në orët e para të mëngjesit për lirimin e të gjitha hapësirave të zënë në mënyrë abuzive, dhe kërkojmë edhe mirëkuptimin e qytetarëve”, tha Pali.
Në aksionin që vijoi gjatë gjithë natës, policia bashkiake u mbështet edhe nga drejtoria e shërbimeve. Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha meterialet e përdorura për të zaptuar këto hapësira publike.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO