Lirohet Aurel Plasari nga Bibloteka
në vend të tij Persida Asllani

Lirohet Aurel Plasari nga Bibloteka<br />në vend të tij Persida Asllani
Qeveria ka liruar nga detyra drejtorin e Bibliotekës Kombëtare Aurel Plasari. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në vend të Plasarit do të emërohet Persida Asllani.
 
Sipas vendimit  të firmosur nga  zëvendës kryeminsitri Niko Peleshi, kjo lëvizje është bërë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pasi të botohet në  “Fletoren zyrtare”.
 
Aurel Plasari e drejton Bibliotekën Kombëtare prej 11 vjetësh dhe ka bërë një punë intensive për zgjimin përmes ekspozitave të fondit të rrallë të bibliotekës.

Nuk kanë munguar edhe restaurimet e arkivave apo koleksionet e nxjerra në dritë me dokumentet që qasin dëshmi historike.

Një vit më parë drejtori i Bibliotekës Aurel Plasari u nderua nga presidenti italian, Giorgio Napolitano me "Urdhrin e Republikës Italiane". 




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut