Hannibal Gadaf, djali i ish liderit të Libisë Moamer Al Gadaf  u lirua nga rrëmbyesit. Gadaf ishte rrëmbyer në Bejrut, nga grupe të armatosura. Në një video të publikuar djali i diktatorit lutet që rrëmbyesve t’u jepen të dhëna për liderin politik dhe shpirtëror shiit Musa al Sadri i cili ka humbur gjurmët në Libi në vitin 1978.