FRANCE - Familja franceze prej shtatë anëtarësh, e cila u rrëmbye të martën në Kamerun, është liruar dhe është e sigurtë në Nigeri.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat kanë cituar një burim ushtarak nga Kameruni, që ka thënë: “Ata janë shëndoshë e mirë”.

Tre të rriturit dhe katër fëmijët u rrëmbyen gjatë pushimeve në një qytet turistik në veri të Kamerunit, incident që ka detyruar të gjithë shtetasit francezë, që të largoheshin nga vendi.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se ata ishin marrë peng nga grupi islamik Boko Haram, e konsideruar si një nga grupet terroriste nga fuqitë botërore.

Ky rrëmbim përkoi me ndërhyrjen ushtarake të Parisit zyrtar në Mali, e cila ishte përfshirë në një luftë civile me militantët islamikë.

Organizata terroriste e Boko Haramit, me qendër në Nigeri dhe e konsideruar si një aleat i Al-Kaedës, ka kërcënuar me “luftë të shenjtë” kundër Francës, pas ndëhyrjes së realizuar në shtetin afrikan Mali.

Gjatë tre viteve të fundit organizata terroriste ka vrarë qindra veta përfshirë njerëz të forcave të sigurisë, të fesë, politikës dhe shumë të huaj.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)