Lirohet me kusht Haradinaj
nuk lejohet të dalë nga Franca

Lirohet me kusht Haradinaj<br />nuk lejohet të dalë nga Franca
FRANCE-Drejtësia franceze vendosi që Ramush Haradinaj të mos ekstradohet në Serbi, por të lirohet me kusht. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mbërriti sot në Gjykatën në Colmar të Francës ku u njoh me vendimin e lirimit me kusht.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, gjykata franceze ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe paraqitet tek autoritetet franceze dy herë në javë.

Madje Gjykata ia ka konfiskuar Haradinajt edhe pasaportën deri në një vendim të dytë. Ai do të qëndrojë në Strazburg.

Rachel Lindon, avokatja e Haradinajt në fjalën e saj tha se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt. Mbrojtja franceze i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallur i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia. Në fund të fjales së saj, avokatja kërkoi lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt.

Haradinaj në paraqitjen e tij para panelit gjykues, ka deklaruar se arrestimi i tij dhe mbajtja në paraburgim nuk është asgjë më tepër se shkelje e të drejtave të njeriut.

Ndërkaq ministria serbe e Drejtësisë i ka dërguar Francës të martën kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia  thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë.
  
Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi. Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës