Anija gjigante Ever Given që bllokoi Kanalin e Suezit prej gati një jave, më në fund është lëvizur, duke zhbllokuar rrugën ujore për kalimin e anijeve. Anija, me gjatësi 400 metra, ngeci pasi kapiteni humbi kontrollin si pasojë e erës së fortë, duke shkaktuar një trafik të jashtëzakonshëm anijesh.
Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të botës për tregtinë dhe kompanitë u detyruan të ri-drejtojnë anijet drejt një rruge alternative.
Për të zhvendosur anijen me peshë 224 mijë ton, u pastruan afërsisht 30 mijë metra kub rërë.

Aktualisht ka më shumë se 370 anije që presin të kalojnë përmes kanalit, duke përfshirë anije kontejnerësh e cisterna.
K.T./Shqiptarja.comKomente

