TIRANE- Lirohet nga salla e gjyqit shefi i sektorit të kirurgjisë në QSUT, Ilir Broqaj i arrestuar për korrupsion një ditë më parë.

Vendimi për lirimin e tij, është marrë dje nga gjykata e Tiranës, e cila pasi analizoi materialin në dosjen hetimore ka urdhëruar nxjerjen të paligjshëm të arrestimit të Ilir Broqaj, dhe caktimin e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje në prokurori”. Në sallën e gjyqit, Broqaj ka dëshmuar se nuk ka lidhje me akuzat që i janë ngritur dhe se shumën prej 150 mijë lekë që policia i ka kapur në xhepin e pantallonave, e kishte marrë si kusur nga shitësi i dyqanit, që ai sapo kishte dalë. Sipas mjekut, ai nuk është përfshirë në afera korruptive dhe se disa minuta para se të arrestohej nga policia ka dalë nga një dyqan, ku kishte blerë artikuj të ndryshëm, dhe më pas kishte marrë dhe kusurin e lekëve.

Mjeku Ilir Broqaj ka deklaruar se i gjithë operacioni i policisë ka qënë një kurth, që i është bërë për shkak të detyrës së tij. Ilir Broqaj, dyshohet se u merrte pacientëve nga 15 deri në 17 mijë lekë në mënyrë që ata të kryenin skanerin. Ndërkohë që tjetër fat ka pasur shtetasi tjetër Arben Doda, që sipas prokurorisë luante rolin e sekserit.

Gjykata e Tiranës për Dodën ka caktuar masën e arrestit në burg, pasi ishte ky person që u merte lekët pacientëve, me qëllim futjen në rradhën e skanerit. Paratë ai ua kërkonte në emër të doktorit Ilir Broqaj, në mënyrë që të paguanin më pak se ëmimi i skanerit dhe në këtë formë nuk do t’u jepnin kupon tatimor. Rasti i dokumentuar nga grupi hetimor, që është denoncuar në Policinë e kryeqytetit nga një pacient me probleme në veshka, ka ndodhur dy ditë më parë.

Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)