Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga burgu ish-kryabashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.
Apeli ka pranuar kërkesën për liri pasi ka përfunduar dënimi i dhënë nga shkalla e parë.
Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender është fituar nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Ky i fundit, nga sa specifikohet në dosje, ka lidhje të ngushtë shoqërore me Tushen, si edhe lidhje familjare me biznesmenin që ishte shpallur fitues i tenderit, Bujar Muratin Në fund, Lami dhe Murati i ndanin paratë bashkë.
Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, duke furnizuar makinat e të njohurve të tij, mes tyre edhe të djalit të një deputeti dhe një gazetari të njohur në Tiranë, si edhe ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u shkarkua nga detyra më 7 korrik 2021 nga një vendim i Këshillit të Ministrave pas aferave korruptive në të cilat ai ishte përfshirë.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.8%
-
Të panevojshëm
24.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 3216
Lajme të tjera
-
GJKKO liroi nga qelia avokatin Arben Lena, SPAK apelon vendimin, kërkon kthimin në burg
10 Maj, 10:09
-
Përcaktohen gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit
9 Maj, 15:32
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, GJKKO liron nga qelia avokatin Arben Lena
9 Maj, 12:13
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë e Fier marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit
5 Maj, 07:35
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe Malltezi vijojnë ‘burgun në shtëpi’, Apeli i GJKKO-së nuk pranon të ndryshojë masën e sigurisë! Avokati sulmon SPAK: Po sillet si parti politike
3 Maj, 12:10
-
Masakra e Gërdecit/ GJKKO i thotë 'Jo' Mediut për videokonferencë, dëshmitarët amerikanë do të pyeten nga agjentët e FBI-së
2 Maj, 12:22
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
-
GJKKO refuzon marrëveshjen mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, dosja kthehet për hetim
30 Prill, 11:14
-
Leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Arrestohet zyrtari i kadastrës e kryeplaku i Saukut (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 22:49