Berisha është liruar një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit në një proçes larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.
Trupi gjykues, me kryesues të seancës gjyqtarin Tritan Hamitaj, vendosi që Lulzim Berisha të lirohej me kusht që:
-Të mbajë kontakte me shërbimin e provës
-Të mos kryejë vepra penale
-Të mos shoqërohet me persona me precendent penalë
Berisha prej kohësh qëndronte pranë spitalit të burgut në Durrës ku ishte nën kujdesin e mjekëve pas disa problemeve shëndetësore, ndërsa mësohet se vuan nga një sëmundje e rëndë. Nga dje ai ndodhet në shtëpine e tij në Durrës.
Në vitin 2014, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi dënimin me burg përjetë dhënë ndaj Lulzim Berishës duke lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg.
Në argumentet e saj, Gjykata e Lartë teksa hoqi dënimin me burg përjetë sqaroi se aktiviteti kriminal i Bandës së Durrësit ishte kryer në vitet 1998-2000 dhe dënimet duhet të bazoheshin në Kodin Penal të asaj periudhe që kishte dënime më te ulta.
16 anëtarët e ish-Bandës famëkeqe në Durrës u dënuan në total me 245 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, vendim i lënë në fuqi dhe nga Apeli ndërsa pas rekursit në Gjykatën e Lartë i vetmi që s’ka mundur t’i shpëtojë burgimit për jetë është Indrit Dokle.
Dënimi me burg përjetë iu hoq dhe Plarent Dervishajt i njohur si krahu i djathtë i Lulzim Berishës.
Kjo bandë sipas dënimeve të gjykatës përbëhej nga 16 persona ndërsa ndër provat e forta të prokurorisë që çoi në dënimin e tyre ishte dëshmia e Adriatik Colit i cili u pendua dhe mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke u dënuar me 10 vite burg.
Tritan Hamitaj, gjyqtari që liroi Lulzim Berishën
Tritan Hamitaj është gjyqtari i Gjykatës së Durrësit që ka liruar dje nga burgu, ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Gjyqtari Hamitaj ka qenë ish-anëtar i KLD-së. Berisha është liruar një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit në një proçes larg vëmendjes së mediave dhe ndaj tij është vendosur liri me kusht për 5 vitet e mbetura të dënimit.
(Tritan Hamitaj gjyqtari që firmosi për lirimin e Lulzim Berishës)
Kush është Lulzim Berisha?
Lulzim Berisha akuzohej si kreu i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale që merrej me trafik ndërkombëtar droge, prostitucion dhe trafik armësh. Koka tjetër e kësaj bande ishte Klodian Saliu i vrarë në vitin 2005. Berisha cilësohet si një ndër më të njohurit e të rrezikshmit e botës së krimit në vend.
Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për një sërë krimesh:
– Vrasja e Dritan Sallakut, 17. 10. 1998 në Durrës;
– Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës;
– Plagosja Marsel Sotirit, 29.10. 998 në fshatin Rrashbull të Durrësit;
– Vrasja e Marsel Sotirit, 22. 08.1999 në plazh, Durrës;
– Vrasja e Dritan Dishës, 09.07.2000 në Shënavlash, Durrës;
– Vrasja e Ervin Lames, 14. 01. 2002 në lagjen numër 3, Durrës.
Redaksia Online
(d.b-l.q/Shqiptarja.com)