Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të të Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Oljan Kanushi. Ai do të jetë ambasadori i ri i vendit tonë në Slloveni dhe zë vendin e Pëllumb Qazimit.
D E K R E T
PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:
Neni 1
Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Lajmi kryesor: