Një nga pjesëtaret e grupit punk “Pussy Riot” është liruar në seancën e apelit gjatë ditës së mërkurë në Moskë, ndërsa për dy pjesëtaret e tjera do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg, nën akuzën e nxitjes së protestës së dhunshme të mbajtur në një katedrale kundër Vladimit Putin.

Gjykata e Moskës konfirmoi vendimin me dy vite burg për Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Anykhina, ndërsa pezulloi vendimin e Yekaterina Samutsevich. Tre pjesëtaret e grupit punk gjatë muajit gusht u dënuan për holiganizëm, pasi protesta e tyre u konsiderua si shfaqje urrejtje kundër besimtarëve, pasi në të shfaqej nje besimtar i cili i lutej virgjëreshës Mari të çlirojë Rusinë nga Putin.

Sipas avokatëve të Samutsevich, pjesëtares së liruar, ajo nuk kishte mundur të merte pjesë në protestën punk pasi ishte ndaluar dhe ishte larguar përpara se protesta të niste, ndaj dhe gjykata vendosi ta lerë të lirë.

Gjatë seancës së apelit, vajzat u shprehën se nuk kishin pasur qëllim që të fyenin besimtarët por të denonconin gjykatat dhe kryetarët e kremlinit.
Pavarësisht kësaj verdikti i gjykatësve ka qenë për lirimin e vetëm njërës prej tyre, ndërsa vajzat e tjera duhet të vazhdojnë dënimin e tyre 2 vjeçar.

Çështja e Pussy Riot shkaktoi reagimi e të gjithë opinionit ndërkombëtarë, atë të qeverive perëndimore si dhe reagimin e këngëtares së famshme Madona, të cilët kanë dënuar dhe e kanë konsideruar vendimin si të gabuar, një pikëpamje e cila nuk përkon me opinioni publik të Rusisë, i cili mbeti thellësisht i shokuar nga protesta e vajzave.
Gjatë një interviste ditën e dielë, Putin deklaroi se ishte dakord me vendimin e gjykatës, duke e quajtur si të drejtë.

(ed.ka/Shqiptarja.com)