SHKODER-Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar si të paligjshëm arrestimin e shefit të kardiologjisë në Shkodër, Edi Smajlaj. Ky i fundit u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe mjekim të pakujdesshëm, që kishte të bënte me firmosjen e kartelës mjekësore të pedagogut Simon Lufi.
Komisioni i Mjekëve tha se diagnoza e përcaktuar nga Smajlaj ishte e saktë, për pasojë rrëzohet akuza e falsifikimit të kartelës pa motiv.
Ndërkohë ka hyrë në ditët e tretë të saj protesta për lirimin e mjekut kardiolog në Shkodër Edi Smajlaj, i arrestuar për falsifikim dokumentesh shëndetësore dhe mjekim të pakujdesshëm.
Shefi i kardiologjisë u akuzua për falsifikim të dokumenteve shëndetësore dhe mjekim të pakujdesshëm. Tashmë mjekët nuk kanë motiv për të vijuar protestën sepse kolegu i tyre është i lirë.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com