Lirohet vrasësi i gazetares Anna Politkovskaya, pasi u regjistrua dhe luftoi në Ukrainë

Lirohet vrasësi i gazetares Anna Politkovskaya, pasi u regjistrua dhe luftoi në Ukrainë

Sergey Khadzhikurbanov

Serghei Khadzhikurbanov, një nga pesë të dënuarit, me 20 vite burg, për pjesëmarrje në vrasjen e gazetares, Anna Politkovskaya, në vitin 2006, u fal dhe u lirua pasi u regjistrua dhe luftoi në Ukrainë. Kështu raportoi avokati i tij.

Ai rifitoi lirinë pasi shërbeu gjashtë muaj në front, konfirmoi avokati i tij, Alexei Mikhalchik, raporton Tgcom24.

Pas kësaj periudhe, ai zgjodhi të nënshkruante një kontratë për të qëndruar në Forcat e Armatosura. Khadzhikurbanov, një ish-agjent i departamentit për luftën kundër krimit të organizuar, ishte njohur si një nga organizatorët e vrasjes së Politkovskaya, e cila ndodhi në Moskë në vitin 2006, dhe ishte dënuar me 20 vjet burg për përfshirjen e tij. Ai duhej të përfundonte vuajtjen e dënimit në vitin 2034.

"Unë mendoj se në një farë kuptimi, drejtësia është vënë në vend, sepse besoj se Khadzhikurbanov nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Anna Politkovskaya", tha avokati.

Gazetarja investigative e gazetës Novaya Gazeta, e njohur për hetimet e saj në luftën ruse në Çeçeni, Anna Politkovskaya u vra në ashensorin e ndërtesës së saj.

Serghei Khadzhikurbanov dyshohet se ka ofruar mbështetje logjistike për krimin. Në gjyqin për vrasjen e vitit 2014, Rustam Makhmudov u dënua me burgim të përjetshëm për tërheqjen e këmbëzës. 

Edhe xhaxhai Lom-Ali Gaitukayev u dënua me burgim të përjetshëm. Dy vëllezërit e Makhmudov, Dzhabrail dhe Ibragim, u dënuan me burgim nga 14 dhe 12 vite.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër