TIRANË - Prokuroria e Tiranës kërkoi sot dënimin me 3 vite burg për akuzën e shpërdorim detyres për ish-gjyqtarin Neritan Tabaku. Prokuroria kërkon gjithashtu që Tabaku të mos ushtrojë për 5 vite rrjesht profesionin e gjyqtarit.
Prokurori Jualian Zonja duke lexuar pretencën në seancën e sotme gjyqësore argumentoi se Neritan Tabaku ka shkelur me dashje ligjin duke mos zbardhur për 1 vit e 7 muaj vendin e pafajësisë dhënë ndaj të pandehurit Ilir Xhakja, duke bërë që prokuroria të mos e apelonte dot vendimin që çoi më pas në lirimin e këtij të fundit, i cili më 13 shtator 2012 ekzekutoi kryekomisarin Adem Tahiraj.
Në seancën që u zhvillua për rreth 30 minuta dhe nisi në orën 10.00 të paradites së sotme, mungonte i pandehuri, i cili përfaqësohej nga avokati mbrojtjës, Arianit Roshi.
Gjatë seancës së drejtuar nga gjykatësi, Bujar Krasniqi, prokurori i çështjes, Julian Zonja, ka deklaruar se, Tabaku "ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të çështjes ndaj të akuzuarit për vrasje Ilir Xhakja."
Pas dhënies së pretencës, avokati mbrojtës kërki nga gjykata e Tiranës kohë për të dhënë argumentet e mbrojtjes.
Gjykata vendosi që seanca e rradhës ku do të dëgjohen konkluzionet e avokatit mbrojtës të Neritan Tabakut të zhvillohet në datën 18 shtator dhe më pas gjykata do të caktojë një datë tjetër ku do të bëjë publike vendimin.

(Foto: Seanca e sotme ndaj Neritan Tabakut)
PSE NISI HETIMI NDAJ GJYQTARIT
Gjithçka nisi pasi Ilir Xhakja ekzekutoi më 13 shtator 2012 kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Pas arrestimit të Ilir Xhakjes, u mësua se ky i fundit ishte liruar pasi ishte shpallur i pafajshëm me vendim të gjyqtarit Neritan Tabakut.
Menjëherë KLD rihapi dosjen dhe konstatoi shkelje. Gjyqtari nuk kishte zbardhur argumentimin e vendimit, dhe kjo nuk lejoi prokurorinë të apelonte vendimin e lirimit të dhënë nga Gjykata e Durrësit. Më 21 shkurt 2013 KLD urdhëroi shkarkimin e tij për shpërdorimit të detyrës dhe ndaj tij, duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgone për gjykim.
KLD: TABAKU NUK ZBARDHI VENDIMET E 60 DOSJEVE
Ndërkohë inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u befasuan nga skandali në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës, ku rezultoi se numri i dosjeve të pazbardhura që ndodheshin në zyrat e gjyqtarëve të Durrësit dhe të padorëzuara me vendim të arsyetuar në kryesekretari, arrinte në 140.
Pas kontrollit disaditor rezulton se dosjet u përkasin tre viteve të fundit dhe ku pjesa më e madhe i takon gjyqtarit Neritan Tabaku, pasi ai nuk kishte zbardhur vendimet e 60 dosjeve, një ndër të cilat është edhe ajo e Ilir Xhakjes. Pas gjetjes me shkelje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi gjyqtarin Tabaku, duke i hapur rrugë prokurorisë që ta hetonte dhe ta dërgone për gjykim.
/Shqiptarja.com

Dosja e Tabakut, që nga vrasja e kryekomisarit