Shkarkohet nga drejtësia gjyqtari Durim Hasa për pasuri të pajustifikuara
Gjyqtari i Beratit Durim Hasa
Në qershor të këtij vitit, Komisioni i Vetingut vendosi të shkarkonte nga detyra gjyqtarin e Beratit, Durim Hasa. Durim Hasa e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Gjykatën e Skraparit. Nga vitit 2008 dhe deri kur u shkarkua ka punuar në Gjykatën e Beratit. Procesi i Vetingut për gjyqtarin Hasa nisi në nëntor të vitit 2019. Nga hetimi, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtari Hasa nuk justifikonte një apartament në Tiranë 96.6 m2, me vlerë 29 mijë euro. Këtë pasuri më parë e kishte deklaruar 103 m2 dhe me vlerë 46 mijë euro.
Me probleme KPK-ja konstatoi edhe një garazh në Tiranë me sipërfaqe 24.8 m2. Sipas Komisionit të Vetingut, gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte as një apartament në Berat me sipërfaqe 55 m2. Gjithashtu, sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtari nuk justifikonte me burime të ligjshme edhe disa makina. Nga hetimi, ka rezultuar se gjyqtari i Beratit Durim Hasa ka dhënë 1 200.000 lekë me fajde në vitin 2004, me interes 20 %. Në përfundim, ka rezultuar se gjyqtari Durim Hasa nuk justifikonte një pasuri me vlerë 47 mijë euro.
Në vendimin e shkarkimit thuhet se gjyqtari ka refuzuar edhe në përgjimet e SPAK në vitin 2009, në kuadër të një procedimi penale, por ndaj tij nuk ka nisur hetim pasi nuk është provuar elementi penal. Ndërkaq, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka referuar një raport pranë Komisionit të Vetingut, duke konstatuar se gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.
“Në disa raste rezulton se gjatë periudhës në të cilën subjekti ushtronte detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat, dyshohet të jetë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, në formën e veprimeve korruptive, si dhe në formën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm me qëllim lehtësimin e pozitës së të dënuarit/pandehurit”, thuhet në raport. Por, ky raport, në fakt, është hedhur poshtë nga Komisioni i Vetingut, si i pabazuar.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1518
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
Media spanjolle 'ABC': Shqipëria fiton popullaritet në mesin e turistëve ndërkombëtarë
15 Dhjetor, 08:14
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
Kjo është pasuri qesharake. Mbani në punë miliarderët dhe hiqni nga puna kush ka marrë noi kothere. Më shumë pasuri nga ky kanë policët e rrugores. Turp!
Përgjigjubravo lerini ti gezojne leket tani se deri tani vetem sa i keni hequr drejtesi e pjerdhur
Përgjigju