Lirimi i ish-presidentit të “FK Partizanit” Paro Laçi dhe pezullimi i ekzekutimit të ekstradimit të tij në Itali, shtet në të cilin Laçi ishte dënuar për trafik droge, ka bërë që ministri i Drejtësisë Nasip Naço, të kërkojë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Ibrahim Hoxha.
Kërkesa është depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtëisë me argumentin se gjyqtari Ibrahim Hoxha, në mënyrë të përsëritur ka shkelur rregullat procedurale përgjatë gjykimit të çështjes penale shpallur me vendimin nr. 490, datë 08.03.2013, në të cilin ndër të tjera ka vendosur: pezullimin e ekzekutimit të ekstradimit të të pandehurit, Paro Laçi, nga Shqipëria drejt Italisë, ndërkohë që kjo kompetencë është e drejtë ekskluzive e Ministrit të Drejtësisë, si dhe ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar lirimin e tij.
Si rrjedhojë e vendimarrjes së gabuar të gjyqtarit Ibrahim Hoxha, shtetasi Paro Laçi i është shmangur procedurave të ekstradimit, duke bërë të pamundur ekzekutimin e ekstradimit. Veprimet e kryera nga gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Ibrahim Hoxha, janë shkelje shumë të rënda të disiplinës.
Shkrimi u publikua sot (05.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com