TIRANË- Ish gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin. Edhe sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi ka lënë qelinë. Hoxha akuzohej për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Enkelejda Hoxha u dënua me 3 vite burg nga shkalla e parë ndërsa në tetor të vitit të kaluar, GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar 1/3 ndaj i mbetën 2 vite burg.
Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.
Enkeleida Hoxha i hoqi dënimin përjetë Endrit Dokles, ish numri dy i Bandës së Durrësit, duke e liruar nga burgu. Hoxha ka liruar nga burgu në 2017-ën, Genc Tafilin, vëllanë e Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit.
Ish-gjyqtarja liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën "UFO" nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Enkelejda Hoxha lioi nga burgu edhe Hekuran Billën, i dënuar me burgim të përjetshëm në Angli, për vrasje. Billa u vra tek Komuna e Parisit. Në fund, Enkelejda Hoxha po lironte edhe Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, por këtë herë SPAK e arrestoi gjyqtaren në sallën e gjyqit.
A.M./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se duhet të ngrihet komisioni hetimor për çështjen McGonigal?
-
Po
24.3%
-
Jo
67.9%
-
Nuk kam mendim
7.8%
Vota total: 4197
Lajme të tjera
-
Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati
2 Shkurt, 11:51
-
Garda e Republikës merr në ruajtje godinën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, deri më sot e ruante policia (VIDEO)
1 Shkurt, 10:28
-
Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie
30 Janar, 16:37
-
Afera me inceneratorin e Fierit, Arben Dervishaj sërish kërkesë për GJKKO: Kam probleme shëndetësore, më zbusni masën e sigurisë
30 Janar, 12:55
-
Ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani në SPAK, është thirrur për hetimet mbi privatizimin e një ish fabrike buke
30 Janar, 10:31
-
PËRGJIMET/ Trafik droge Shqipëri-Itali, fletorja që regjistronte gjithçka, gjuha e koduar! Kush janë 'Noizy' e 'Thiu'? Si u fundosën trafikantët, 14 pas hekurave 6 në kërkim
28 Janar, 11:30
-
Vrasja e Santiago Malkos, shfaqen në gjykatë videot! U qëllua me breshëri nga brenda makinës, autorët e priten te dera e lavazhit! Nëna e tij shpërthen në lot gjatë seancës
27 Janar, 13:26
-
Operacioni 'Golden Bullet', konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Pogradec dhe Elbasan; 4 banesa, 1 biznes dhe 4710 m2 tokë, i kalojnë shtetit
27 Janar, 12:46
-
Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe
26 Janar, 15:07
-
3 zyrtarë nën akuzë për korrupsion, mes tyre vëllai i ish-Presidentit Nishani! SPAK mbylli hetimet, GJKKO kthen çështjen
23 Janar, 11:11
-
Vrasjet e bujshme në vend/ Dështon sërish ballafaqimi mes Luftar Reçit dhe Emiliano Shullazit, shkak gjendja jo e mirë shëndetësore e gjyqtares
23 Janar, 10:10
-
SPAK zbardh atentatin ndaj prokurorit Ndoja dhe ‘Rrumit të Shijakut’, burime: U organizua nga Plarent Dervishaj! 5 në pranga e 4 në kërkim, folën 3 të penduar të drejtësisë
20 Janar, 09:24