GJERMANI - Një 56-vjeçare gjermane do të dëbohet nga shtëpia e saj, për shkak se aty do vendosen emigrantët. Bëhet fjalë për Gabrielle Keller, e cila jeton aty prej 23 vitesh. Keller tha se është skandal që të nxjerrësh nga shtëpia një qiramarrës.

Ndërkohë, autoritetet i kanë lënë kohë deri në fund të vitit për të lëshuar shtëpinë në qytetin Eschbash.

Kryebashkiaku Mario Schlafke tha se nuk kanë zgjedhje tjetër. Ky lajm vjen pak ditë pasi një infermiere u nxor nga shtëpia e saj, ku jetonte prej 16 vitesh, për të njëjtat arsye. Bettina Halbey tha se ka mbetur e shokuar.
 
Ndërkohë të dhënat e fundit tregojnë se një numër rekord prej 280 mijë emigrantësh kanë mbërritur në Gjermani brenda shtatorit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)