U lirua para kohe, shpallet në kërkim i forti i Beratit, arrestohet drejtori i burgut dhe kartelisti në Lushnje

TIRANE-Arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes Judmir Shurdhi dhe Llazar Mino me detyrë kartelist pasi akuzohen se liruan nga burgu 4 muaj e 22 ditë para kohe të fortin e Beratit, Lulzim Caka. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se pas lirimit nga burgu të Cakës nisi menjëherë hetimi i brendshëm dhe në fund rezultoi se është liruar para kohe.

Sipas Gjonajt, Lulzim Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të burgut Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga drejtori.

Pas arrestimit ata akuzohen për “Shpërdorimin Detyre” dhe“Falsifikim të dokumenteve”. Ndërkohë që Lulzim Caka është shpallur në kërkim për t’a rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes, qe u arrestua

Deklarata e plote e ministres se Drejtesise
Dje në mbremje, me informacion në rrugë operative nga Shërbimi i kontrollit të Brendshëm të burgjeve, jam vënë në dijeni me dyshimin e lirimit para kohe nga IEVP Lushnjë, të të dënuarit Lulzim Caka, i dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e disa veprave penale.

Menjëherë sapo kam marrë dijeni, kam urdhëruar verifikimin dhe hetimin e çështjes me grup të përbashkët hetimi nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje (SHKBB) dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë.

Grupi i hetimit, gjatë orëve të natës ka kryer veprimet hetimore dhe proceduriale, në administrimin e provave, pyetjen e stafit administrativ, drejtorin e IEVP Lushnjë, kartelistin pranë këtij institucioni, shqyrtimin e dokumentacionit në IEVP Lushnjë dhe dosjes penale të të dënuarit Lulzim Caka.

Në përfundim të këtyre hetimeve, ka rezultuar se shtetasi Lulzim Caka është liruar nga IEVP-Lushnjë 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit, për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të IEVP Lushnjë dhe lëshimit të urdhërit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga Drejtori i IEVP Lushnjë.

Si rezultat i shkeljeve të evidentuara, në orët e para të mëngjesitShërbimi i kontrollit të brendshëm të burgjeve kreu arrestimin në flagrancë të:

1. Judmir Shurdhi me detyrë Drejtor i IEVP-Lushnjë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

2. Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë.

Ata akuzohen se kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal dhe “Falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186 /3 i Kodit Penal. Materialet i janë referuar menjëherë Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Elbasan.

Po gjithashtu kam urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të dy punonjësve të përfshirë në këtë ngjarje.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është njoftuar menjëherë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Policia e Shtetit për revokimin e lirimit të të dënuarit Lulzim Caka dhe shpalljen e tij në kërkim për t’a rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Po sot kam urdhëruar, ngritjen e një grupi hetimi për verifikimin e të gjitha dosjeve dhe dokumentacionit përkatës në rastet e lirimit të të dënuarve në të gjitha Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Qeveria dhe personalisht si Ministre e Drejtësisë jam e vendosur që të mos bëj asnjë lëshim dhe të vendos përpara përgjegjësisë këdo që shkel ligjin pasi gur i themelimit në mbarëvajtjen e organeve ligjzbatuese është zbatimi në mënyrë rigoroze e ligjit dhe administrimit të procesit.

Në ditët që pasojnë do të realizoj një proces rivlerësimi për të gjithë trupën drejtuese të burgjeve dhe shefave të policisë si dhe ndërmarrjen e një procesi të ri për rekrutimin e kandidatëve profesionistë dhe me integritet, në pozicione drejtuese, detajet e së cilës do ti bëj shumë shpejt të ditura.

Historia e Lulzim Cakës
16 vite pasi qëndroi pas hekurave Lulzim Caka, i njohur edhe si i Forti i Beratit la qelitë e burgut. Caka njihet si vrasësi gjakftohtë ku për hakmarrje pas vrasjen së nënës së tij në vitin 1999 ai ekzekutoi Valter Begën dhe Mariglen Camin.

Caka këtë krim e kreu duke u arratisur nga qelia e burgut ku qëndronte për të tjera vepra penale. Pas këtij krimi ai do të qëndronte në arrati dhe emri i tij do të rikthej në skenë teksa tentoi të vras zyrtarët e policisë Gani Malushin drejtorin e Beratit dhe Ilir Ngresin shefin e postët Kuçovë.

Karriera kriminale e Cakës daton para vitit 1997 aty ku ai u përfshi në grupet kriminale të Kutallisë në Berat. Lul Caka i njohur edhe si i afërt i Bujar Sulit, njohur si Loshi i Karbunarës një prej drejtuesve të bandave të Karbunarës dhe zonës Lushnjes Berat arritën të krijonin grupin e tyre. Ky grup operonte në aksin Berat – Fier dhe Berat – Lushnje në grabitjen e udhëtarëve dhe pasagjerëve që përdornin këtë aks përgjatë vitit të mbrapsht 1997.

Por ky grup u përfshi në përplasje me familje të fshatit Samiticë e Kutalli nga ku u shënuan viktimat e para mes tyre dhe Pëllumb Eminin. Në formë hakmarrje në 1999 u ekzekutua nëna e Cakës, për të cilën ai më pas kreu dy vrasje. Në vitin 2003 Caka do të sillej në Shqipëri pas ekstradimit nga Italia, por nga ai momenti ai vuri në funksion planin për ti shpëtuar burgimit me 75 vite.

Pas ekstradimit ai kërkoi rivendosje në afat dhe rishikim të dënimit, ku gjykata e lartë e më pas ajo kushtetuese i dhanë të drejtë duke rihapur procesin. Përfundimisht me një tjetër trupë gjykuese ai u dënua nga apeli i Vlorës me 25 vite burg dhe duke përllogaritur paraburgimit 1vit në 1.5 vite burg ai arriti të fitoj lirinë më 29 korrik 2019 në moshën 57 vjeçare, por tani duhet të rikthehet për të vuajtur pjesën e mbetur.

Po kush ishte Lulzim Caka? Një i ri nga Berati që karrierën kriminale e nisi me vjedhje, grabitje, vrasje e plaçkitje mundi të kthehej në personazhin e botës së krimit. Kur ai ishte 33 vjeç u vu nën akuzë për vrasjet e para dhe deri në vitin 1996 kur ai u përfshi në atentatin ndaj Gani Malushit dhe Ilir Ngresit.

Caka pas arratisjes në Itali ku qëndroi për një vit e gjysmë u prangos në Foxhia për tu sjellë në Shqipëri ku ndërroi mbi 4 burgje deri sa u vendos në Kosov të Lushnjes. Një vit para lirimit për llogari të tij një sasi droge u tentua të futej në qelitë e këtij burgu e kamufluar brenda një sasie mishi, ndërsa pak muaj më pas Caka fitoi lirinë në moshën 57 vjeçare.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per beratin: 30/07/2019 16:29

    Po ato jet qe ka marr ai shqiponja ishin?????? Me qe tu dukekan shum ty 16 vjet

    Përgjigju
  • Xhemali: 30/07/2019 14:37

    Po per 4 muaj mos u lodhni kot po tipa si ky do vrasin prape ky duhet te Ishtar denuar burgim perjete o shtet m*t

    Përgjigju
  • tirane: 30/07/2019 12:53

    si ka mundesi 1 person me aq te kaluar kriminale , me shume tentativa per vrasje , vrasje , perdhunime etj etj te lirohet per 16 vjet . turp

    Përgjigju
    • Berat: 30/07/2019 14:22

      Po pse o tiraaaneeeee pak te duken 16 vjet po esht njeri e jo shqiponj qe rron 100 vjet

  • Vlonjati djali lushnjarit: 30/07/2019 12:43

    Futini të gjithë brënda urgjent!

    Përgjigju
    • Ushnja: 30/07/2019 15:00

      Alo ushnja ckemi biri lushnjari ushnjaa

  • sapa: 30/07/2019 11:55

    Pse ka shtet ne albani?Edhe po te ekzistonte shteti ky popull nuk behet me.Hajduteria konsiderohet si virtut i larte.

    Përgjigju
    • Durres: 30/07/2019 14:25

      O sapa ne shqiptaret e njofin shqiperin per shqiperi e jo per Albani kelysh m*ti o spaghetti

  • shoku: 30/07/2019 11:30

    Lereni ti gezoj keto dite se para vitit te ri e kane cuar ne boten tjeter me hasmerite qe ka.

    Përgjigju
  • Kajaku: 30/07/2019 10:39

    Shtet rrumpall dhe pa moral , shtet I ren dhe I mbaruar me kohe .

    Përgjigju
  • Art sldhamo: 30/07/2019 10:11

    Ik mi shurre ca je ti mbreti gafurr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë