Ish zv.kryetari i FRPD, Hoxha: Basha që në qershor s’ka mbledhur kryesinë, ndjesa më e sinqertë për humbjen, dorëheqja! Nëse s’njeh zgjedhjet t'mos betohet në Kuvend

Vijon “lufta” brenda PD për të larguar kreun e PD Lulzim Basha nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Ish zv.Kryetar i FRPD Lisandër Hoxha në një intervistë për Report Tv referuar deklaratës së fundit të Bashës i cili tha se i mirëpret kritikat brenda PD, tha se kryedemokrati nuk e ka mbledhur kryesinë e partisë që nga qershori i vitit 2020.

“Parashtrova mënyrën si duhet të shkonim drejt bashkimit. Vërtetë ka pasur probleme procesi zgjedhor, s’është problem që lindi dje. U krijua një klimë mosbesimi  e brendshme që vrau klimën  e kolegjialitetit që shkohet drejt fitores, u ndoq uni.  E vrau Basha. Basha thoshte jam i hapur për të dëgjuar kritika por ka që në qershor 2020 që ska mbledhur kryesinë. PD është forcë e madhe ka njerëz me impakt të jashtëzakonshëm. Mendoj se ky është momenti. Duhet të ngrihemi mbi parime të reja”, tha ai.

Këshilla e Hoxhës për Bashën, është që të thërrasë zërat kritikë e t'i dëgjojë. Duke e bërë përgjegjës kryesor për humbjen e 25 prillit, Hoxha tha se Basha duhet të jetë i qartë nëse do të shkojë në parlament ose jo. Sipas tij është kontradiktore që nga njëra anë Basha thotë nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve por ndërkohë do të shkojë parlament.

“Basha duhet të thërrasë zërat kritikë ti dëgjojë, pavarëisht se  i kërkojmë dorëheqjen nuk është turp. Basha të japë përgjigje, i njeh zgjedhjet, do shkojë ose jo në parlament. Nëse del në rrugë dhe unë do dal ta përkrah. Nga njëra anë Marku thotë se do shkojmë në parlament nga ana tjetër thonë nuk i njohim zgjedhjet”.

Betejën e Bashës për përmbysje të Ramës, Hoxhaj thotë se nuk e beson. Këtu thekson se nëse Basha si njeh zgjedhjet të mos betohet në këtë parlament.

“Nëse thotë që nuk njeh zgjedhjet të deklarojë që sdo shkojë në parlament sdo betohet në parlamentin e ramës doshit. E ka bërë njëherë këtë punë, unë se besoj. Nëse se ka seriozisht të ndaloje talljet”.

Sipas tij ndjesa më e mirë e Bashës për humbjen e 25 prillit është dorëheqja. Ndërsa flet për përçarjet në PD, thotë se kjo ka ndodhur që në 2017. 

“E djatha është përçarë në 2017 me një të rënë të lasit, mendoi se mund tu përfundojë karrierën politike të gjithë atyre që i kishte inat vetë. Pd ka mundësi të jetë forcë e parë morale, Rama ka marrë mandate matematike nuk është kryeministri moral. Por i gjendur përballë një opozite të shpërndare që sdëgjojnë njëri tjetrin dhe shkon me klimë mosbesimi normalisht që do të fitonte. 2017 është gropa që i bëri vetes dhe ra vetë brenda.

Nëse u  thua demokratëe se jam rritur merr një të sharë pas. E merr me mend pas 8 vitesh të humbasësh, nëse do rrijë praprë do jetë 51 vjeç që shkon të kërkojë mandatin. Një detyrë ka pasur që nga 2018 të bënte një listë të mirë, këto ishin zgjedhje të pahumbshme. Edhe Basha e ka besuar se është kryeministër i sigurtë, por nuk është si të presësh rradhën e qumështit, përballe kemi një makineri zgjedhore që ka përdorur çdo mekanizëm përballë tij shkuam të buzëqeshur por jo të sigurt”.

Ndërkaq Hoxha thotë se Basha u keqpërdor nga ata që e kanë këshilluar dhe ky ka qenë një faktor i humbjes.

“Nuk bind projekti Basha dhe jo lulzim basha sepse u keqpërdor nga i gjithë grupi që e këshillonin dhe ai vetë do të ketë rënë pre e atyre. Pra viktimë e atyre”.

Hoxha hodhi edhe dyshime të për një takim të mundshëm të Bashës dhe Ramës në Rinas, pasi të dy takuan komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

“Unë dyshoj se janë takuar në Rinas vetëm për vetëm. Basha me Ramën. Nës eRama ka një ofertë për Bashën ta bëjë publike. Nës eka ofertë konkrete politike për të djathtën të dalë ta bëjë publike dhe të shqyrtohet nëse është më e mirë për shqiptarët. Nëse flitet për miratim ligjesh, po. Çdo gjë që i bën mirë Shqipërisë, po. Nës eflitet për marrëveshje të fshehta unë të jap këtë ti më jep atë. Unë jam pro të parës dhe kundër të dytës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 12/05/2021 21:25

    ihaaaa,ai eshte super komod ne opozite or plak,ska plane pushteti ai or mik jo .po mundet rrezojeni ne zgjedhje nese akoma se ka kapur partine se dihen udheheqesit politike ne shqiperi .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja