Demokrati Lisandër Hoxha ka bërë me dije dorëzimin në Partinë Demokratike kërkesën për të përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që do të mbahet nesër, propozimin rregulloren e re lidhur me integritetin e figurave të larta në PD.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka siguruar shkresën e dorëzuar, propozim që është mbështetur nga 16 anëtarë të Këshillit Kombëtar, përmendim këtu, Myslim Murrizin, Ilirjana Kuçana, Bislim Ahmetaj, Ilir Alimehmeti e të tjerë.
Rregullorja e re kërkon përjashtimin e çdo demokrati që është ka përfituar bursa, apo fonde nga organizata të George Soros. Gjithashtu të papërshtatshëm për të qenë pjesë e PD janë dhe ata persona që kanë marrëveshje me qeverinë, të punësuar në administratë apo që përfitojnë nga bashkëveprime.
“Sapo dorëzova në PD kërkesën për rend dite në Këshillin Kombëtar për një rregullore të re që lidhet me integritetin e figurave të larta në PD. Ajo konsiston në propozime të mia, të mbështetura edhe nga 16 kolegë të tjerë të Këshillit Kombëtar, si dhe nga dhjetëra të tjerë që nuk mundën të ishin në Tiranë për ta firmosur.
Kjo nismë konsiston në një qasje të re sa i takon marrëdhënies politike me ideologjinë. Personat të cilët janë arsimuar me bursa të fondacioneve ekstremiste të majta, persona që kanë qenë ekspertë të Open Society Foundation, që kanë përfituar fonde nga kjo organizatë, apo që janë të lidhur në mënyrë të tërthortë apo direkte me PPP-të dhe tenderat e qeverisë më të korruptuar të Evropës, janë në papajtueshmëri me mandatin si zyrtarë të lartë të PD.
Ne demokratët jemi njerëzit më të pastër në Shqipëri. Uroj që Këshilli Kombëtar ta votojë nesër këtë kërkesë. Kjo është fillimi i fitores. Kjo organizatë që kreu në SHBA sulme të tmerrshme dhe të dhunshme në rrugë, sa u detyrua presidenti ta shpallte organizatë terroriste, ç’duan këto te e djathta?”, tha Lisandër Hoxha.

.jpg)
Komente









