TIRANE- Gazeta “Shqiptarja.com” publikon sot pjesën e dytë të bizneseve të penalizuara me gjoba nga 100 mijë lekë, në 10 mijë lekë gjatë zgjedhjeve të fundit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike 4 mijë gjobat e vëna nga Administrata Berisha gjatë fushatës zgjedhore 2013, të cilat u falën pas një viti pasi u vlerësuan nga qeveria e re si penalitete me motive politike.
Në faqen e vet zyrtare administrata tatimore ka publikuar të dhënat e subjekteve, motivin e gjobës, si dhe shumën përkatëse. Motivet e vënies së gjobave janë nga më të ndryshmet: një pjesë e kompanive është penalizuar për deklarime të pasakta tatimore, të tjera për mos lëshim kuponi tatimor, të tjera për mosdeklarim punonjësish apo për deklarata tatimore false.
/Shqiptarja.com