Lista/ Deputetët që kanë harruar Kuvendin, ata që nuk mungojnë në asnjë mbledhje

Lista/ Deputetët që kanë harruar Kuvendin, ata që nuk mungojnë në asnjë mbledhje

Foto nga kuvendi

Janë zgjedhur për të shqyrtuar dhe miratuar ligje, por e kanë harruar Kuvendin. Gjatë muajit nëntor 2020, 9 deputetë nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve të përhershme parlamentare, aty ku shqyrtohen, ndryshohen dhe kalojnë projektligjet, për t’u miratuar më pas në seancë plenare. Ata janë Lefter Koka, Dritan Bici, Besnik Troplini, Elda Hotim, Damian Gjiknuri, Rrahman Rraja, Gjetan Gjetani, Tom Doshi dhe Sadri Abazi. Mungesa e prezencës së këtyre deputetëve në mbledhjet e komisioneve përmes platformës online “Cisco Webex”, reflektohet nga dokumentet e administratës për përfitimet mujore financiare të ligjvënësve.

Ndërkaq, deputetët Tom Doshi, Gjetan Gjetani, Lefter Koka dhe Besnik Troplini nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të komisioneve në Kuvend as gjatë muajve shtator dhe tetor 2020, që do të thotë se këta deputetë nuk marrin pjesë në komisione që nga sesioni i kaluar. Ndërsa Elda Hoti, Rrahman Rraja dhe Sadri Abazi një muaj figurojnë dhë muajin tjetër nuk figurojnë që të kenë marrë pjesë në Kuvend. Një numër më i lartë deputetësh kanë prezenca të pakta, ku gjatë një muaji, rezultojnë se kanë marrë pjesë nga 1-3 herë në mbledhjet që zhvillohen në Kuvend.

Por, nga ana tjetër, gjatë muajit nëntor 2020, janë 35 deputetë, të cilët kanë prezencë maksimale në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Ata kanë marrë pjesë nga 11 deri në 12 herë, pra po aq herë sa janë mbledhur edhe komisionet e tyre përkatëse ku bëjnë pjesë.

Deputetët më të ‘rregullt’ janë Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Adelina Rista, Anastas Angjeli, Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Ilirjan Pendavinji, Klodiana Spahiu, Xhevit Bushaj, Adnor Shameti, Alket Hyseni Almira Xhembulla, Elena Xhina, Edlira Bode, Klotilda Bushka, Reme Lala, Roland Xhelilaj, Vullnet Sinaj, Eglantine Gjermeni, Milva Ikonomi, Senida Mesi, Ylli Shehu, Ediola Braha, Edlira Hyseni, Arben Elezi, Amra Barova, Korab Lita, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Artur Roshi, Suzana Topi, Eljo Hysko, Krenar Rryçi, Edmond Stojku dhe Artemis Dralo. Deputetët marrin shpërblim 2,000 mijë lekë ose rreth 20 USD për çdo pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 26/12/2020 20:19

    nje medalje per keta te rregulltit

    Përgjigju
  • Populli: 26/12/2020 19:37

    Mirë do ishte që ashtu si u pritet paga punonjësve kur nuk shkojnë në punë,dhe këtyre tu ndalej pagesa për ditët e munguara.Ta kuptojnë ata që nuk kanë vetëm të drejta por dhe detyra,gjë që tregon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it