Lista e 17 personave më të rrezikshëm të Fierit, Artan Hoxha: Kur policia ngatërron vrasësin me bletarin

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar këtë të enjte ndaj Policisë së Shtetit, e cila ka publikuar paraditen e sotme një listë me emrat e 17 personave më të kërkuar në Qarkun e Fierit për dënim me burgim të përjetshëm dhe me 25 vjet burg.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha bën të ditur se në radhën e personave që përbëjnë rrezikshmëri të lartë në Qarkun e Fierit ka hasur një individ i cili në të vërtetë nuk ka aspak lidhje me botën e krimit.

“Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla”, shkruan Hoxha, duke vijuar më tej se vet Sokoli e ka marrë në telefon dhe e ka njoftuar për vendbanimin e tij të përhershëm.

Gazetari investigativ kritikon Policinë e Shtetit, duke i bërë apel që ta kryejë më së miri punën e saj, pasi sipas tij, gafa të këtij lloji nuk mund të vazhdojnë më të ndodhin. Hoxha thekson se përbaltja që iu është bërë qytetarëve të thjeshtë përreth 16 viteve rresht, duhet të marrë fund një orë e më parë. 

Kur Policia e Shtetit ngaterron Sokolat.

Policia e Shtetit ka shperndare sot nga webfaqja zyrtare listen e 17 personave me te kerkuar te Qarkut te Fierit, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg.

Sapo u publikua lista, i hodha nje sy me kuriozitet nese personazhet e kesaj liste perputhen me personat te cilet realisht perbejne rrezikshmeri te larte ne qarkun e Fierit. Nuk shkova dot me poshte se numri kater i kesaj liste, sepse foto qe pashe ne krah te gjeneraliteteve Sokol Kadri Hoxha, ishte nje imazh shume i njohur. Sokoli ne foto nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda, te cilin e kerkon policia brenda dhe jashte vendit. Me Sokolin e fotos jemi rritur bashke, jemi nje brez, kemi qene ne klasa paralele ne shkollen 8-vjecare dhe gjimnaz. Sapo pashe foton e tij u habita, mu duk e pabesueshme qe ne 2018-en Policia e Shtetit te bej gafa te tilla. Per merak te Policise dhe te qytetareve qe e kane lexuar kete njoftim shperndare ne gjithe median shqiptare kete dite, Sokoli i fotos me mori ne telefon dhe me tha se ishte si gjithnje ne vendbanimin e tij Corovode, ku ka jetuar ketu e 44 vite me pare, duke u marre me rritjen e bleteve te tij.

Nese nuk do ta njihja personalisht do ta besoja vertet si 99% e atyre qe e kane lexuar kete lajm se policia po kryen mesemiri detyren e saj.

Zoterinj te policise kam detyrimin tu njoftoj se Sokoli ne foton e publikuar nga ju dhe nepermjet jush ne gjithe median shqiptare nuk ka asnje lidhje me Sokolin e denuar per krime te renda. Ata kane te perbashket emrin, atesine dhe mbiemrin. Por Sokoli ne foto e ka datelindjen 8 janar 1975, Sokoli qe ju kerkoni e ka 17 maj 1975. Sokoli ne foto banon ne qytetin e Corovodes, Sokoli qe kerkoni ka adrese banimi lagja "1 Maji", ne qytetin e Patosit. Keni te pakten qe nga viti 2002, qe sa here e gjeni kete Sokolin e fotos, ne rruge, ne dogane apo aeroport, i hidhni hekurat pa asnje sqarim dhe pastaj e "postoni" drejt e ne policine e Fierit. Dhe Sokoli i fotos pasi ben disa dite izolim gjithnje u thote se keni ngaterruar persona. Po si eshte e mundur qe per 16 vite me rradhe beni te njejten lajthitje, dhe gjithnje kapni nje njeri ne hallin e vet me duar ne xhepa dhe asnjehere nuk keni ate Sokolin e vertete te denuar me 25 vite per vrasje. Madje ne nje rast nuk e keni lejuar as te votoje Sokolin e fotos.

Po nese nuk e kapni dot Sokolin qe kerkoni, te pakten mos e arrestoni kot Sokolin e fotos se kjo histori eshte bere me teper se qesharake. Hiqjani ate dreq fotografie nga sistemi dhe lejojeni Sokolin e fotos te jetoje jeten e vet si qytetar i lire.

Uroj qe ky gabim 16 vjecar te mos jete bere me dashje per te shpetuar Sokolin vrases ne kurris te Sokolit bleterrites!!!!

Bejeni shpejt sa pa e keshilluar kush Sokolin e fotos, te kap nje avokat te mire dhe t'u hedh ne gjyq se e keni bere balte.

Artan Hoxha, Gazetar Investigativ

E publikuar nga Policia e Shtetit/ Fotografia nuk përkon me të dhënat e ofruara
 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fieraku: 15/11/2018 13:41

    polici e degjeneruar polici lupsish ordinera

    Përgjigju
  • Fredi: 15/11/2018 13:36

    Vetëm Enver Hoxha s kishte lista me emra pasi kishte ”kositur” cdo gje në rrënjë dhe nuk linte te mbinte infeksioni që torturon e lodh shoqërinë. Keto qeveritë e pas 1990 pa perjashtim, janë karkaleca...

    Përgjigju
  • Prifti: 15/11/2018 13:27

    PO Sokol borici eshte NE listen e 17 te kerkuareve ?? PO thodhori SOLLAKU QE u pagua me NJE valixhe me€£Euro NGA AGIM XHEVAHIR BORICI ( VRASES I 13 DJEMEVE ( DHE GRAVE)NE SHQIPERI ITALI GREQI ) KUR DO FUTET NE BURGUN E OLSI RAMES .JANE ORTAK NE BIZNESE JO NE VRASJE .PO KUCET JNE NE LISTE ? PO HEQIMI( BILO) ESHTE FSHIRE NGA LISTA ? ARTAN HOXHA = GENJESHTAR FRIKACAK DHE I MAJTE .E DREDH .VETEM ME BORICET MOS E KRUAJ .JANE HOMOPARTIAK .

    Përgjigju
    • fieri: 15/11/2018 22:59

      iko prifti o karuxo injorsnt

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë