TIRANE - Janë 612 të rinj të cilëve u është njohur diploma. Ministria e arsimit ka bërë publike listën më të fundit me diplomat e njehsuara dhe u ka bërë apel studentëve se duhet të tërheqin diplomat pranë MAS. Në këtë mënyrë, të rinjtë kanë mundësi të punojnë në institucionet shtetërore dhe private, pasi diploma e tyre, njihet në Shqipëri.
Ndërkohë pranë MAS vijojnë aplikimet për të njohur diplomat, të cilat janë marrë jashtë shtetit.
Ndërkohë udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe mënyrën se si bëhet vlerësimi i dosjes së aplikantit, e cila më pas kalon para një komisioni i cili përcakton nëse njihet ose jo diploma.
Vlerësimi i nivelit, profilit dhe drejtimit që përfshin një diplomë apo certifikatë e caktuar, kryhet nga Komisioni i Njohjes për rastet:
a)Kur është pjesë e kuadrit të një marrëveshjeje ndërshtetërore,
b) kur një diplomë është lëshuar nga një institucion i akredituar në një nga vendet e listuara në aneksin bashkëngjitur këtij Udhëzimi,
c) kur për të njëjtin program studimi apo titull diplome lëshuar në të njëjtin shtet, një Komision i mëparshëm i MAS-it ka marrë një vendim njohje.
/Shqiptarja.com