Mbrojtësi shqiptar  nga Maqedonia që luan me ekipin e Sampdorias në Seria A është lënë jashtë kombëtares së Gjermanisë për kampionatin botëror.

Shkodran Mustafi ishte përfshirë në listën me 26 lojtarë të trajnerit Lëv në kuadrin e përgatitjeve, teksa u zhvilluan edhe disa ndeshje miqësore.

Por në fund tekniku gjerman vendosi që shqiptari të mos grumbullohej. Theksojmë që Mustafi për fanellën gjermane refuzoi ofertën e Shqipërisë për t’u veshur kuqezi, ndërsa tashmë i duhet që të shikojë botërorin nga ekrani.

Surpriza tjetër e trajnerit të pancerave mund të konsiderohet edhe lënia jashtë e mbrojtësit të majtë të Dortmundit Marcel Schmelzer.


d.b/shqiptarja.com